top of page

Fizioterapi

Informim për Terapinë Fizikale në Ordinancën Tonë

Terapia fizikale në ordinancën tonë zgjat 60 minuta dhe është e strukturuar në mënyrë të personalizuar sipas gjendjes së çdo pacienti.
 

Shiko Video

Për problemet e shpinës dhe qafës, protokolli i trajtimit zakonisht përfshin:

•⁠  ⁠Elektroterapi – 10 minuta Për uljen e dhimbjes, relaksimin e muskujve dhe përmirësimin e qarkullimit lokal.

•⁠  ⁠Fango (terapi me baltë terapeutike) – 15 minuta

Për ngrohje të thellë të indeve, ulje të ngurtësisë dhe përgatitje të muskujve për trajtim.

•⁠  ⁠Masazh terapeutik – 20 minuta

Për lirimin e tensionit muskulor, përmirësimin e qarkullimit dhe reduktimin e dhimbjes.

•⁠  ⁠Ushtrime terapeutike – 15 minuta

Të përshtatura individualisht sipas diagnozës dhe gjendjes funksionale të pacientit, me fokus në forcim, stabilizim dhe rikthim të lëvizjes. Në rastet kur vlerësohet se pacienti ka nevojë për trajtim shtesë, përfshihen edhe:

•⁠  ⁠ushtrime në shkallë suedeze

•⁠  ⁠ushtrime balance dhe koordinimi

•⁠  ⁠ose programe specifike rehabilituese në pjesën e dedikuar të ordinancës

Qëllimi ynë është që çdo pacient të marrë një trajtim të plotë dhe të personalizuar, i cili nuk fokusohet vetëm në lehtësimin e dhimbjes, por edhe në rikthimin e funksionit dhe parandalimin e rikthimit të problemit.

bottom of page