Terapia Fizikale e Avancuar për Shpinë dhe Qafë
Në ordinancën tonë ofrojmë një program të plotë dhe të strukturuar të terapisë fizikale për problemet e shpinës dhe qafës, i kombinuar me metoda klasike dhe pajisje moderne për rezultate më efektive dhe afatgjata.
Çdo seancë zgjat 1 orë e 30 minuta (90 minuta) dhe përshtatet sipas gjendjes individuale të pacientit.
Shiko Video
Struktura e terapisë
1. Elektroterapi – 10 minuta
Përdoret për:
• uljen e dhimbjes
• relaksimin e muskujve të tensionuar
• përmirësimin e qarkullimit lokal
2. Fango terapi – 15 minuta
Terapia me baltë terapeutike ndihmon në:
• ngrohjen e thellë të indeve
• uljen e ngurtësisë muskulore
• përgatitjen e trupit për trajtim manual
3. Masazh terapeutik – 20 minuta
Përfshin teknika të specializuara për:
• lirimin e kontrakturave muskulore
• reduktimin e dhimbjes
• përmirësimin e qarkullimit dhe elasticitetit të indeve
4. Ushtrime terapeutike – 15 minuta
Program i personalizuar sipas diagnozës:
• forcim muskulor
• stabilizim i shtyllës kurrizore
• përmirësim i lëvizshmërisë dhe funksionit
5. Manuthera 242 – Terapia në shtrat të avancuar (30 minuta)
Përdoret për mobilizim dhe trajtim të thelluar të shtyllës kurrizore me teknologji 3D:
• mobilizim i kontrolluar i qafës dhe mesit
• traksion dhe dekompresion i disqeve intervertebrale
• përmirësim i lëvizshmërisë së nyjeve vertebrale
• ulje e presionit mbi rrënjët nervore
6. Traksioni vertebral (i integruar në trajtim)
Përdoret për:
• hernie diskale cervikale dhe lumbale • dhimbje që përhapet në krah ose këmbë • kompresion nervor dhe ngushtim të hapësirave ndërvertebrale